David de Gea do t’i tregoj Manchester United se dëshiron të realizoj transferimin e tij të ëndërruar në Real Madrid verën e ardhshme.
Kampioni i Spanjës dhe Evropës ka qenë një admirues i madh dhe afatgjatë i portierit në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, United ka arritur të mbajë zyrtarët e Real Madridit larg nga ylli i skuadrës së tyre.
Në një incident të famshëm në vitin 2015, transferimi i De Geas në Real Madrid dështoi pasi La Liga njoftoi se dokumentet nuk ishin dërguar në kohën e duhur.
Të dy klubet fajësuan njëra-tjetrën dhe që nga atëherë raportet ndërmjet tyre nuk kanë qenë të mira.
Por, sipas një raporti të ri nga ‘El Confidencial’, ish portieri i Atleticos do t’ia thyej zemrat “Djajve të Kuq” dhe do t’i njoftoj ata se nuk do të nënshkruaj kontratë të re në mënyrë për të arritur transferimin te ‘Los Blancos’./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/
SBASHK të hënën dorëzon nënshkrimet për Projektligjin për sk...
Kurti dhe Gërvalla takojnë në New York, Kardinalin Pietro Pa...
Rodri do t’i nënshtrohet një operimi në gju javën e ardhshme
Krasniqi për Ilmi Ilazin: Ishte shembull i përkushtimit dhe ...
Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah
Kuvendi i Malishevës miraton projekt buxhetin për vitin 2025