Google ADS

Me qiri për 3 ditë! Këto zona të Tiranës do kenë ndërprerje të energjisë elektrike

18:34 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Disa prej zonave të Tiranës do të vuajnë ndërprerjen e energjisë elektrike, për tre ditët e ardhshme.

Njoftimi është dhënë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Sipas OSHEE-së, stakimi i energjisë do të bëhet për shkak të punimeve që po kryhen në nënstacionin Farkë.

Për këtë arsye, në datat 29-31 janar, nga ora 9:00 deri në 13:00, do të ketë kufizime energjie në këto zona:

“Në datën 29 janar pa energji do të jenë: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje.

Në datën 30 janar pa energji do të jenë: Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.

Në datën 31 janar pa energji do të mbesin: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje, Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.” thuhet në njoftimin e OSHEE-së

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme