Ajri i ndotur në Prishtinë, është ndër shqetësimet më të mëdha në vend përgjatë ditëve të fundit.
Reagime të shumta janë bërë lidhur me këtë çështje. Është pikërisht Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili pak orë më parë ka apeluar tek Qeveria e Kosovës që të mbledh institucionet përgjegjëse për të diskutuar për marrjen e masave të mëtutjshme për ajrin e ndotur në Prishtinë.
Pas kësaj është pikërisht këshilltari i kryeministrit të vendit, Ramush Hardinaj, Avni Arifi i cili është deklaruar duke thënë se disa gjëra nuk mund të ndodhin brenda nate, ndër to edhe ndryshimi i kualitetit të ajrit.
Sipas tij projekti i koogjenerimit në vlerë 24 milionë euro i cili sivjet pritet të realizohet do të ndryshoj shumëçka në mënyrën e të jetuarit, përfshirë edhe kualitetin e ajrit, transmeton Indeksonline.
Duhet përkujtuar, se niveli i ndotjes së ajrit edhe tani vazhdon të jetë shumë i lartë teksa si lagjja me ajrin më të ndotur në Prishtinë është theksuar të jetë, Arbëria njohur ndryshe si Dragodan.
Ky është postimi i plotë i Arifajt:
– Ndarja e sivjetshme e €34 miljon për ndërrimin e filterave të Kosovēs B (74€ miljon totali)
-Ndêrtimi i Kosovës C me teknologjinē më te avancuar të kohës dhe
– Projekti i koogjenerimit me vlerë €24 miljon i cili sivjet pritet të realizohet do të ndryshoj shumëçka në mënyrën e të jetuarit tonë duke përfshirë edhe kualitetin e ajrit.
Fatkeqësishtë, kjo smund të ndodhë sonte
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...