Google ADS

Deklarata e Daçiqit për Holokaustin nxit reagime në Kroaci

18:07 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme kroate i ka dërguar një notë diplomatike të Ambasadës së Serbisë në Zagreb, në shenjë pakënaqësie ndaj deklaratës së shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq në hapjen e ekspozitës “Jasenovci-e drejta për mosharresë”, në selinë e OKB në Nju Jork.

“Në notë theksohet se deklaratat e Daçiq në OKB zbuloi se Republika e Serbisë vazhdon të abuzojë dhe manipulojë viktimat e Jasenovcit për qëllime politike ditore”, thuhet në njoftimin e Ministrinë së Jashtme kroate.

Po ashtu, në notë theksohet se “deklarata të rreme dhe ofenduese në adresë të Republikës së Kroacisë dhe zyrtarëve të saj hedhin dyshime mbi sinqeritetin e qëndrimeve dhe dëshirën e Serbisë për pajtimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Ndryshe, Daçiq tha në hapje të ekspozitës, se është e nevojshme që të dënohet publikisht çdo lloj revizionizmi historik që mohon krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tha se Jasenovci duhet të mbetet si një nga simbolet më të rëndësishme të vuajtjeve të serbëve, hebrenjve, romëve.

Ekspozita në OKB u hap me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit më 27 janar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme