Për mbijetuesit e kancerit, puna në kopsht për tri vite me radhë ua rritë aftësitë fizike, e gjithashtu edhe konsumimi i pemëve dhe perimeve.
Sipas shkencëtarëve të SHBA-së, studimet kanë treguar se kopshtarët kanë edhe peshë më optimale sesa ata të cilët nuk merren me punët e kopshtit, transmeton Telegrafi.
Besohet se vetëm në SHBA janë më shumë se 15 milionë persona që i kanë mbijetuar kancerit, ndërsa shumica e tyre janë të moshës mbi 60 vjet.
“Për mbijetuesit e kancerit, në veçanti ata më të vjetër, ne jemi duke kërkuar ndryshime në stil të jetesës të cilat u ndihmojnë atyre të jenë më të shëndetshëm”, kanë thënë shkencëtarët.
Sipas shkencëtarëve, edhe palestra është e mirë, por palestra nuk ka “domethënie”, ndërsa kopshti u jep më shumë kënaqësi personave në periudhë afatgjate.
Hovenieri e quan Gjeneralin Clark simbol të mbështetjes amer...
Austria merr fitore të rëndësishme ndaj Kazakistanit në Ligë...
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Klinë
Haradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi dir...
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e...
Lushaku -Sadriu i ndalon në shkollat e Prishtinës doracakët ...