Supergoli nga Valon Behrami në ndeshjen ndërmjet Geonas dhe Udineses ka qenë vendimtar.
Mesfushori kosovar hapi llogarinë te skuadra e re me një supergol nga distanca pas një ore lojë në stadiumin Luigi Ferraris duke dërguar në epërsi klubin e tij, shkruan portali arbresh.info.
Behrami arriti të befasojë nga distanca portierin e Genoas në minutën e 66′ të ndeshjes si mysafirë për të realizuar golin e epërsisë që më vonë doli edhe të jetë vendimtar duke t’i dhënë tri pikë të plota skuadrës së tij.
https://twitter.com/Udinese_1896/status/957635299399659520
Takimi ndërmjet dy skuadrave italiane është zhvilluar pasditen e sotme (e diele) në kuadër të xhiros së 22-të në Serie A.
Valon Behrami, i cili është transferuar në Udinese këtë sezon, ka bërë gjithsej 11 paraqitje deri tani./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...