Google ADS

Tronditëse nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo pranon t’i bashkohet Chelseas

16:30 | 28 Janar 2018
Arbresh Info

Sipas raporteve të ndryshme, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe është i hapur që t’i bashkohet Chelseas gjatë verës.

32-vjeçari është në sezonin e tij të nëntë te Madridi, por raporte të ndryshme pretendojnë që kampioni i Spanjës është i gatshëm të shes sulmuesin në fund të sezonit në mënyrë për t’i hapur rrugë arritjes së Neymarit nga Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.

Cristiano Ronaldo ka qenë duke u përfolur rreth një rikthimi të mundshëm në Manchester United, por Jose Mourinho nuk është më në merkato pas finalizimit të marrëveshjes me sulmuesin Alexis Sanchez nga Arsenali në fillim të javës.

Bazuar në ‘The Sun’, Ronaldo është duke menduar rikthimin në Premierë Ligë dhe do të konsideronte hapur kalimin te Chelsea. Raporti shton gjithashtu se Ronaldo do të shfrytëzohet si pjesë e marrëveshjes që do t’i sigurojë Eden Hazard kalimin në Real Madrid.

Ndërkohë, Ronaldo ka kontratë te klubi madrilen deri në vitin 2021 dhe insiston se është i lumtur për të vazhduar qëndrimin në kryeqytetin spanjoll.

“Sigurisht dua të qëndrojë këtu, e dua këtë klub”, ka thënë Ronaldo në fillim të kësaj jave. “Jam duke jetuar këtu, kam jetuar në këtë qytet që nga viti 2009 dhe më pëlqen moti dhe njerëzit”

“Është afër Portugalisë dhe ju mund të shkoni me veturë atje. Spanja është një vend i mrekullueshëm, e dua këtë vend”

/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme