Tahiri: Të drejtat pronësore do të ndikojnë në reformimin e përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik

15:48 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Realizimi i të drejtave pronësore do të ketë ndikim thelbësor në reformimin e përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik në Republikën e Kosovës.

Kështu është shprehur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në një postim të tij në Facebook, në të cilin ka treguar se pikërisht për këtë temë, ka takuar studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” nr Gjilan, në punëtorinë e organizuar nga projekti i USAID-it për të Drejtat Pronësore.

“Kuadri akademik edhe studentët, duhet të ndikojnë në vetëdijesimin e përgjithshëm që ndryshimet në kontekst të barazisë në të drejtat pronësore të kuptohen dhe pranohen si reforma për të mirën tonë të përbashkët. Isha pozitivisht i befasuar me interesimin dhe pyetjet nga shumë studente dhe studentë lidhur me punën tonë në këtë drejtim. Unë shpresoj se janë ndarë të kënaqur jo vetëm Blerta, Alfredi, Vjosa, Lisa dhe Qëndrimi, që ishin disa nga ata që bënë pyejte, por edhe të gjithë të tjerët që me interesim të lartë e përcillnin këtë punëtori” ka shkruar Tahiri.

Në fund, ministri Tahiri edhe njëherë ka potencuar se fuqizimi i sundimit të ligjit mund të arrihet vetëm kur forcohet sistemi i drejtësisë në sektorin e të drejtave pronësore./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme