Google ADS

Strategjia kundër gjuhës shqipe. VMRO, 30 mijë amendime për të shtyrë ligjin

13:14 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE kundërshton ashpër miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, më saktë përdorimin zyrtar të shqipes në Maqedoni.

Dhe për ta shtyrë sa më shumë procesin në Parlament, pasi herën e parë nuk u dekretua nga Presidenti Ivanov, kjo ka paraqitur rreth 30 mijë amendime për ligjin. Strategjia është e qartë: VMRO-DPMNE kërkon të shtyjë dhe vonojë sa më gjatë miratimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni. Për shqyrtimin e këtyre 30 mijë amendimeve, në Shkup është bërë një llogaritje, që mund të dojë të paktën 3 muaj kohë.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje LSDM-së që të tërhiqet nga ky ligj që, sipas tyre, është antikushtetues dhe shkon në dëm të vendit. Opozita maqedonase thotë se ligji u dërgua në Parlament pa marrë mendimin e saj, ekspertëve apo popullit maqedonas. Sipas VMRO-DPMNE-së, ligji për dygjuhësinë është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit dhe amendimet e saj kanë për qëllim ta korrigjojnë këtë.

Ndërkohë, nën organizimin e shoqatave dhe organizatave të ndryshme, para Kuvendit të Maqedonisë u mbajt një protestë kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve. Seanca për ligjin e gjuhëve është caktuar për në 29 janar, ku edhe do të shqyrtohen amendamentet e propozuara.

 Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme