Javë më parë, reperi Gjiko bashkë me të dashurën e tij, moderatoren Elita Rudi kanë pushuar në ishujt Maldive.
Çifti kanë kaluar momente të paharruara atje, duke ndarë me ndjekësit çdo gjë nga ajo eksperiencë, shkruan lajmi.net.
Një video ku shihet Gjiko duke e zënë peshkaqenin, të cilin e ka filmuar Elita dhe hedhur në rrjete sociale, duket se do e vë atë në telashe me autoritetet në atë vend.
Shaff Naeem, një instruktor zhytës profesionist, ka publikuar videon e Gjikos, duke kërkuar gjithashtu nga të tjerët që ta shpërndajnë.
“Këtu është një video e këngëtarit të famshëm nga Kosova reperit Gjiko i cili ka peshkuar një peshkaqen dhe e ka hedhur në rërë duke bërë foto me të e duke i postuar në Instagram për të treguar sa i suksesshëm ka qënë me atë që ka bërë. Ju lutem shpërndani këtë video sa më shumë që të mundeni sepse ai bllokon çdo person që i komenton në Instagram.
Unë kam marrë një telefonat nga një numër i pa regjistruar për të mos përmendur emrin e resortit por ai është Kuredu Resort.”, shkruan ai.
Përgjigja nga restorti ishte “Ne e kuptojmë tronditjen tuaj me këtë video, dhe ne mund t’ju sigurojmë se ne, në vendpushim, ishim po aq të tronditur kur u zbulua kjo e para. Peshkaqeni u lëshua prapa në ujë, megjithatë, kjo nuk justifikon sjelljen tronditëse dhe mosrespektimin e treguar. Mysafiri në fjalë është në listën e zezë të turistëve për një kohë të pacaktuar dhe ne do të ndihmojmë autoritetet lokale nëse ata dëshirojnë ta ndjekin çështjen”. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/Shafraz.Naeem/videos/10155996539083688/
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...