Google ADS

Thaçi i shqetësuar për sulmin në Kabul

12:54 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dërguar ngushëllime për shtetin e Afghanistanit ku një ditë më parë u godit nga një sulm terrorist në Kabul.

I pari i Kosovës, në reagimin e tij ka thënë se Afghanistani është një ndër të parët që njohën Pavarësinë e Kosovës, andaj ka dhe vend të veçantë për të.

”I pikëlluar dhe i shqetësuar nga sulmi terrorist në Kabul. Dhjetra të vrarë e qindra të plagosur. Afghanistani është një nga vendet e para që ka njohur Kosovën dhe ka një vend të veçantë në zemrën tonë. Ngushëllime. Ta dini, nuk jeni të vetëm në luftimin kundër të keqes”, përfundon Presidenti Thaçi,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme