Blic vazhdon më tej se “Rusia gjithmonë Serbinë e ka shfrytëzuar si trampolinë të përshtatshme për realizimin e interesave të saj gjeopolitike. Serbinë mē shumë e ka bërë shtet Europa sesa Rusia.
Se sa e mbrojti Rusia këtë shtet u pa në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATOsë. Asnjë ushtar rus nuk vdiq për Serbinë”.
E përditshmja më e madhe e Beogradit, duke krahasuar kontributet e BE-së dhe Moskës, thekson se “Europa në Serbi ka investuar shumë. Po të mos ishin investimet europiane ky shtet do të kishte falimentuar prej vitesh.
Vetëm 10 vitet e fundit, BE ka investuar mbi 5 miliardë euro. Europa çdo ditë fabrika të reja, por edhe punëson serbë të shumtë”.
Politologu Cvetiçanin thekson në elaborimin për Blic-in se Putin në një bisedë me partnerët e tij perëndimorë ka thënë se “Unë nuk jam miku juaj, por as armiku juaj. Unë jam president i Rusisë“.
Ndërkaq, historiani Srgjan Cvetkoviç, thotë se në politikë zbatohen ligjet e interesit dhe se kush është më shumë mik apo armik.
“Është e vërtetë se është një vend sllav dhe ortodoks që është më afër nesh sesa disa demokracitë perëndimore. Por fuqitë e mëdha si Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar kanë provuar të udhëhiqen nga interesat e tyre. Politika duhet të shihet si një tabelë shahu. Forcat e mëdha, për hir të përfitimit të mundshëm, shpesh sakrifikojnë ushtarët për të shpëtuar mbretëreshën”, thotë Cvetkoviç.
Blic shkruan se ka mësuar se për Krimenë apo çështje të tjera botërore, Rusia mund t’i bëjë një koncesion Amerikës për Kosovën. Dhe flet për kohë të afërt./Express/
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...