Kjo është historia që përloti ambasadoren Çitaku

02:15 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, çdo herë mbështet dhe përkrah talentet e rinj.

Historia e Danjelës nga Kukësi e ka prekur e përlotur tej mase ambasadoren Çitaku, por në të njëtën kohë edhe e ka bërë krenare atë.

Danjela është njëra ndër konkurrentet e talent shout “The Voice Kids Albania 2018”, mirëpo historia e saj dallon shumë nga bashkëmoshatarët e saj, shkruan tutje “Zëri.info”.

Ambasadorja Çitaku përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shpërndarë këtë video duke shprehur edhe emocionet e saja në mbishkrimin e videos.

“Nuk postoj rendom video nga garat e ndryshme te talenteve te rinje. Po kjo vajze, dhe rrefimi për te me bene me lot. Shihni me vemendje fytyrat e prinderve..te vujtun e te lodhun nga puna. Po tu shendrite prej krenarise e lumturise per vajzen e tyre.
Te prifte e mbara Danjela”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme