Mjekët e quajnë atë “efektin e fundjavës”. Pacientët të shtruar në spital kanë më shumë gjasë të vdesin gjatë orëve që mjekët janë në pushim, kjo nëse ndodh për shkaqe si hemorragji në tru, sulm në zemër ose mpiksje gjaku në mushkëri.
Studimi i ri flet rreth pasojave që sjell “efekti i fundjavës” gjatë viteve të fundit.
“Ne e dimë se tendencat për mbijetesë janë përmirësuar në dhjetëvjeçarin e fundit” tha Dr Dr Uchenna Ofoma, asistente e degës së mjekësisë në Universitetin Temple.
Dhjetë vjet pas një studimi në vitin 2008 që tregonte nivele të ulëta të mbijetesës gjatë netëve dhe fundjavave në spital, Ofoma botoi një studim të ri të hënën në Journal of the American College of Cardiology. Studimi i ri bazohet në studimin e mëparshëm, duke pohuar se me të vërtetë ka përmirësime, por sërish pacientët kanë më shumë gjasë të vdesin në fundjavë ose gjatë netëve.
Mes viteve 2000 dhe 2014, mbijetesa e ditëve të javës u rrit nga 16% në 25.2%, ndërsa mbijetesa e fundjavës dhe u rrit nga 11.9% në 21.9 % .
Nuk kishte asnjë ndryshim të rëndësishëm në hendekun midis mbijetesës së ditëve të javës dhe jashtë orarit, tha studimi. Rreth gjysma e pacientëve në studim, më shumë se 150,000 pacientë nga 470 spitale të SHBA-së, kanë përjetuar sulme në zemër gjatë orëve që mjekët kanë qenë pushim./opinion/
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti