Rubrika e përjavshme satirike “Pronto” në “E diela me Koha Ditore”, këtë javë sjell rrëfimin për pjesëmarrjen e mundshme të Kosovës në “Rio 2016”.
Agjenti ynë, John K. Doe, në raportin e tij thotë se edhe pse i kemi paralajmëruar se pjesëmarrjen në Olimpiadë e kanë të pamundur, ekipi i Kosovës në futboll është duke u bërë gati që të udhëtojë për në Rio de Janeiro!!!
Sigurisht, thotë ai, do jetë një udhëtim i kotë i tyre, por, siç më tha superagjenti kosovar, Musli “Omega”, kosovarët janë mësuar me gjëra të kota, e madje, këta që bëhen gati të udhëtojnë për në “Rio 2016”, preferojnë kotësitë, sepse vetëm ashtu duket se ndihen superiorë ndaj të tjerëve, jo vetëm në Kosovë e rajon, por edhe në mbarë botën!
“Sigurisht ju tani mund të pyesni veten, i nderuari DCI Angleton, pse John K. Doe humb kohë në Prishtinë duke raportuar për ekipin futbollistik të Kosovës, në kohën kur ka shumë punë më të mençura për të raportuar, prej Gjykatës Speciale dhe dialogut me Beogradin, e deri tek superkorrupsioni dhe krimi i organizuar që e ka zaptuar tërë aparatin shtetëror në këtë vend të vogël?”, thotë agjenti John K. Doe./koha/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...