Bashkia e Tiranës nisi zëvendësimin e palmave të thara përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, me pisha të reja.
Temperaturat e ulëta të vitit që shkoi shkatërruan të gjitha pemët dekorative të vedosura nga qeveria shqiptare, disa vite më parë.
Bashkia e Tiranës mori vendim në fund të vitit 2017 për zëvendësimin e tyre me pisha, e akordoi edhe fondin përkatës.
Palmat që u thanë në autostradë nuk arritën dot të mbijetonin as tri vite. Ato ishin një nismë e kryeministrit Rama për zbukurimnin e kilometrave të parë të autostradës, që përkojnë me hyrjen në kryeqytet./Top Channel
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...