Gjermani: Përleshje mes policisë dhe protestuesve kurdë

23:40 | 27 Janar 2018
Trina Galanxhi

Mijëra kurdë kanë marshuar nëpër rrugët e Këlnit në Gjermani për të protestuar kundër fushatës ushtarake të Turqisë kundër kurdëve në Afrin të Sirisë.

Protesta është bërë e dhunshme në momentin kur policia ka hyrë për të shpërndarë protestën, transmeton portali arbresh.info

Policia ndërhyri pasi demonstruesit sfiduan në mënyrë të përsëritur ndalimin e valëzimit të flamujve që mbanin simbolin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe një portret të udhëheqësit të tij të burgosur, Abdullah Ocalan, të cilat janë jashtë ligjit në Gjermani.

Rreth 14 mijë kurdë nga e gjithë Gjermania janë mbledhur në Këln për të shprehur pakënaqësinë e tyre me veprimet e Ankarasë në Siri.

Ata kanë brohoritur edhe kundër Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin e kanë quajtur edhe “diktator”.

Gjermania është shtëpi për rreth një milion kurdë dhe tre milionë njerëz me origjinë turke./arbresh.info/

https://twitter.com/d_pesch/status/957221411805974529?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F417178-cologne-kurds-protest-turkey-afrin%2F

https://twitter.com/infozentrale/status/957198027747479552?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F417178-cologne-kurds-protest-turkey-afrin%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme