Google ADS

Mbyllen zonat turistike në Paris

23:25 | 27 Janar 2018
Trina Galanxhi

Përmbytja që kaploi Parisin, për shkak të rritjes së nivelit të lumit Sena, ka detyruar autoritetet që të marrin vendim dhe të mbyllin disa zona turistike.

Shirat e pazakonta të shumta e kanë ndezur Seinën dhe lumenjtë e tjerë në rajon, duke detyruar një ndalesë për të gjithë trafikun e anijeve në Paris, shkruan “Daily Mail”, transmeton portali arbresh.info

Disa restaurant në breg të lagjes janë zhytur, ndërsa disa parqe janë mbyllur si masë parandaluese.

Gjithashtu është mbyllur edhe kati i poshtëm i Muzeut të Luvrit.

Megjithatë, për disa tursitë kjo gjendje është kthyer në atraksion, pasi disa nga ta janë parë duke pozuar pranë lumit të fryrë.

Përmbytje e njejtë sikurse kjo e ditëve të fundit në Paris ka ndodhur edhe në vitin 1910./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme