Juventusi ka kërkuar informacionet e para nga Atletico Madridi për disponishmërinë e anësorit belg, Yannick Carrasco, pasi italiani Matteo Politano duket se preferon kalimin te Napoli.
Bardhezinjtë mund të kenë nevojë për një anësor të ri, pasi Juan Cuadrado ka qenë jashtë veprimit që nga mesi i dhjetorit dhe mund të kërkojë një ndërhyrje kirurgjikale për të korrigjuar lëndimet e përsëritura të kyçit të këmbës.
Kjo ndërhyrje do ta vendoste kolumbianin mënjanë dy deri në tre muaj dhe Zonja e Vjetër duhet të kthehet në treg për një lojtar të ri.
Anësori italian, Politano kishte dalë si zgjedhja e parë, por ylli i Sassuolos duket i vendosur të bashkohet me Napolin, të cilët ishin pas lojtarit shumë më herët.
Tani mediumi italian Sky Sport Italia pretendon se Juventusi i është afruar Atletico Madridit për të pyetur për belgun Carrasco.
Reprezentuesi 24-vjeçar belg me prejardhje spanjolle luan në krahun e majtë të mesfushës dhe sulmit, por gjithashtu mund të punojë edhe në të djathtë ose prapa sulmuesve.
Deri më tani këtë sezon, Carrasco ka kontribuar me katër gola dhe pesë asistime në 25 ndeshje konkurruese për Atleticon.
Lojtari belg thuhet se i pëlqen edhe rivalëve të urryer të Juventusit, Interit, të cilët kërkuar shkëmbim me Joao Marion, i cili kaloi para disa ditëve te West Hami.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...