Jordania ka rritur çmimin e bukës deri në 100 përqind pas heqjes së subvencioneve në lëndën kryesore, në përpjekje për të korrigjuar ekonominë e saj.
Masa pritet të ndikojë negativisht te jordanezët me të ardhura të ulta, për të cilët buka e sheshtë (pitta) është pjesë thelbësore e ngrënies, transmeton portali arbresh.info
Çmimi i një kilogram bukë të bardhë u rrit me 100 për qind nga 16 piastra në 32 piasterë (0.45 dollarë), ndërsa çmimi i bukës më të vogël të sheshtë u rrit me më shumë se 67 për qind.
Buka e sheshtë e njohur si “tabu” është element kryesor në tavolinat e darkave në Jordani që kryesisht kanë të ardhura të vogla.
Agjencia zyrtare e lajmeve Petra, duke cituar ministrinë e tregtisë dhe industrisë, tha se çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri më 31 dhjetor.
Në fillim të këtij muaji Qeveria ka vendosur që të rrisë çmimet e bukës dhe karburantit, ndërsa ka rritur edhe taksën për vlerën e shtuar për mallrat, duke përfshirë cigare, pije të gazuara dhe stolitë./arbresh.info/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...