Edhe pse janë dy nga emrat që i kanë shumë muzikës popullore dhe qytetare, mesa duket marrëdhënia mes Artiola Toskës dhe Valbona Memës qenkan më keq se ç’mund ta kishim marrë me mend.
E ftuar ditën e sotme në “Një kat më lart” me Ermal Peçin në InTv, Valbona ka treguar për herë të parë konfliktin me Artiola Toskën.
“Po e them këtu për herë të parë Ermal, një gjë që unë se kam treguar më parë”, – u shpreh këngëtarja e njohur. “E vlerësoj shumë si artiste, por ka mbërritur aty ku nuk mban më, sepse kjo këngëtare më ka ndërhyrë aty unë nuk duroj… te fëmijët e mi. Dhe ajo është Artiola Toska”.
Edhe pse kjo mund të shkaktojë habi, Valbona u shfaq mjaft e indinjuar nga sjellja e koleges së saj.
Ajo tregon më tej: “Unë e kam vlerësuar shumë sepse kam paqe në veten time. Ajo ka një zë shumë të mirë, një karrierë të mirë, por ajo nuk ka shpirt!”
“Nëse do konkurrencë bujrum, por jo që të më heqësh mua bukën e fëmijëve të mi. Këtë nuk ta lejoj. Unë e ftoj publikisht në një emision televiziv të përballet me mua dhe të më thotë çfarë ka me mua e çfarë kam unë me të. Unë nuk është se kam gjë me të, por ajo me mua”, – shton Valbona.
“Unë i bëj thirrje: Eja përballu me mua sepse kam 18 vite që luftoj për bukën e fëmijëve të mi. Të kam uruar gjithmonë të mirat, por ti nuk e di si është të rrisësh dy fëmijë… jetime!” – përfundon Valbona Mema.
Me kaq sa na tha Valbona, duket se gjërat qënka me keq seç mund të imagjinojmë. /Blitz.al/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...