Google ADS

Zgjedhjet në Çeki: Zeman mposht Davos në raundin e dytë

21:00 | 27 Janar 2018
Trina Galanxhi

Presidenti çek Milos Zeman ka fituar një mandat të dytë të detyrës së tij.

Në balotazhin e ngushtë kundër rivalit Jiri Davos, ai ka arritur të fitojnë pozitën e kërkuar, transmeton portali arbresh.info

Zeman, i cili kundërshton ashpër imigraionin dhe sanksionet e BE-së kundër Rusisë, morri 52 përqind të vota.

Pjesëmarrja në votime të shtunën ishte mbi 66%.

Roli i presidentit çek është me ndikim; Zeman mund të emërojë kryeministrin dhe të nënshkruajë ligjet e miratuara nga parlamenti.

Ai ka premtuar se pozitën e kryeministrit do t’ia jap miliarderit Andrej Babis, duke i dhënë kështu një shansë të dytë për formimin e qeverisë.

Pozita e tij gjithashtu i lejon atij të emërojë anëtarët e bordit të bankës qendrore dhe gjyqtarët./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme