Qytetarët e kryeqytetit sikurse çdo natë tjetër, edhe sonte po përballen me ndotje të lartë të ajrit.
Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara.
Bazuar në matjen e bërë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në orën 18:00, vlera e ndotjes ka arritur në 350 dhe konsiderohet e shumë e pashëndetshme, transmeton Telegrafi.
Prishtina aktualisht është në vendin e parë në botë me ajrin e ndotur, duke lënë pas vetes edhe Indinë, Pakistanin, Bangladeshin e vende të tjera që zakonisht i prijnë listës së vendeve me ajrin më të ndotur.
Kohëve të fundit është vlerësuar se cilësia e ajrit në Kosovë është shumë larg kritereve të lejuara, duke kaluar kështu madje edhe në nivele shqetësuese për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht grupeve më sensitive.
Edhe dita e djeshme ishte e njëjtë në këtë aspekt, ndërsa thuhet që shkaqet kryesore për ndotje janë përdorimi i qymyrit për ngrohje të shtëpive, por edhe termocentrali e veturat.
Kujtojmë se institucionet e vendit edhe pse janë në dijeni për këtë problem, situata çdo vit po vazhdon të jetë e njëjtë, dhe deri më tash asgjë nuk është ndërmarr për të përmirësuar këtë gjë.
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...