Aktivistja e VV-së, Diellëz Arifi, ka akuzuar ish-koordinatoren e Qendrave të kësaj organizate, Teutë Rrusta se ka qenë në dijeni për cenimin e dinjitetit të shumë grave brenda në VV, por që e njëjta ka heshtur.
“Jam e bindur se Teutë Rrusta ka ditur shumë për cenimin e dinjitetit të shumë grave e vajzave në Prishtinë dhe Qendrat e VV, por ka heshtur”, ka thënë Arifi.
Sipas saj Teuta ka qenë kundër që gratë të flasin nëpër tubime qendore në zgjedhje lokale por që sipas saj ato duhet të flasin në lagje.
Postimi i plotë i Diellëz Arifi në Facebook:
Jam e bindur se Teutë Rrusta ka ditur shumë për cenimin e dinjitetit të shumë grave e vajzave në Prishtinë dhe Qendrat e VV, por ka heshtur.
Ajo ka përkrahur transmetimin e një videoje që për moto kishte “jepe me të parën” dhe që në shoqërinë tonë aludon me virgjërinë. Ishte dakord për ta komercializuar këtë në mënyrë vulgare vetëm për ta përkrahur një ide që një shoku i saj, tash deputet e shtynte para.
Të vetmen herë që vajzat u patën mbledhur me një grup leximi, ajo ia pati nda vetes një prezantim, dhe dy shoqeve të saj të klikës (njëra prej tyre motra e ish sekretarit). Asnjë vajzë të Qendrave nuk e pati përfshirë. Kjo është kapje e organizatës.
Teuta ka qenë kundër që gratë të flasin nëpër tubime qendrore në zgjedhje lokale duke thënë se ato duhet të flasin në lagje. Po i nxorrëm nëpër tubime, ato garojnë me njëra – tjetrën. Ajo e pranon veç një garë, atë të Dardanit. Është një feministe e rrejshme”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Kujtojmë se Teutë Rrusta, Nol Nushi dhe 40 anëtarë tjerë të Vetëvendosjes të enjten kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...