Real Madridi duket i vendosur për të zëvendësuar trajnerin Zinedine Zidane në fund të sezonit, por Cristiano Ronaldo raportohet se është kundër që Jurgen Klopp të jetë pasardhësi i francezit.
Real Madridi është duke kaluar një sezon të dobët dhe larg nga standardi i tyre pasi tashmë gjenden 19 pikë prapa liderit në La Liga, Barcelonës, pas ndeshjes së fituar ndaj Valencias pasditen e sotme (e shtunë), transmeton portali arbresh.info.
Problemi i tyre ishte përkeqësuar këtë javë kur ata u eliminuan nga Kupa e Mbretit nga rivali lokal Leganes.
Zidane është nën presion për t’i siguruar Ligën e Kampionëve, turne që është i vetmi ku ata kanë shpresa reale. Ai besohet se do të largohet nga Bernabeu këtë verë, ndërkohë që detyra në Francë thuhet të jetë si qëllim i tij pas Kampionatit Botëror.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ ka lënë të kuptohet që trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është njëri nga emrat që është pjesë e listës së shkurtër të trajnerëve që kërkohen nga Florentino Perez.
Por, Ronaldo është kundër që gjermani të marr pozitën e Zidanes në rast se Real Madridi dëshiron t’i jap fund bashkëpunimit me francezin në sezonin aktual. Ronaldo thuhet se është kundër transferimit të një personi autoritar që nuk i lejon lojtarët të jenë të lirë në fushë.
Ai preferon që Perez të zgjedh ndërmjet Mauricio Pochettinos dhe Antonio Contes./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...