Edinson Cavani, golashënuesi më i mirë në PSG

17:34 | 27 Janar 2018
Arbresh Info

Edinson Cavani është tani golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave në Paris Saint Germain.

Sulmuesi ka tejkaluar Zlatan Ibrahimovicin duke u bërë golashënuesi më i mirë në Paris Saint Germain me gjithsej 157 gola, shkruan portali arbresh.info.

https://twitter.com/PSG_inside/status/957285029985636354

Cavani realizoi në minutën e 11′ të ndeshjes si nikoqir kundër Montpellier pas një asistimi nga Adrien Rabiot.

Goli nga reprezentuesi uruguaian i dhuroi gjithashtu epërsinë gjigantit francez në Liga 1.

Takimi ndërmjet dy klubeve është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 23-të./arbresh.info/

https://streamable.com/7gcp4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme