Zyrtarët afganë thonë se numri i të vrarëve nga një sulm masiv vetëvrasës në pjesën qendrore të kryeqytetit Kabul, ka arritur në 95 vetë, ndërsa 158 të tjerë janë plagosur.
Zëvendësshefi i policisë në Kabul, Haqnawaz Haqyar, tha se sulmi ka ndodhur sot pas mesditës, sipas kohës lokale, në Sheshin Sadarat, afër ndërtesave qeveritare, ambasadave të jashtme dhe objekteve tregtare, transeton radio evropa e lirë.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka pretenduar se këtë sulm e kanë kryer militantët talibanë.
Sipas Ministrisë së brendshme afgane, sumuesi e ka shfrytëzuar një autoambulancë për t’i kaluar kontrollet dhe pastaj e ka aktivizuar eksplozivin në makinë./REL
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...