Historike: Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri në La Liga

17:08 | 27 Janar 2018
Arbresh Info

Një tjetër ndeshje, një tjetër rekord nga superylli Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Real Madridit ka shkruar historinë me golin që i dyfishoi epërsinë skuadrës së tij në ndeshjen e sotme (e shtunë) kundër Valencias, shkruan portali arbresh.info.

Pas golit të dytë nga penalltia në Mestalla, Cristiano Ronaldo ka tejkaluar legjendën Hugo Sanchez me 71 gola të realizuara nga penalltia në histori të La Ligas.

Goli i dytë i shënuar nga sulmuesi portugez në minutën e 38′ të pjesës së parë nga pika e bardhë ishte foli i 72-të për të.

Brenda 15 paraqitjeve këtë sezon në La Liga, Ronaldo ka realizuar gjithsej gjashtë gola./arbresh.info/

https://streamja.com/Dpm

https://streamable.com/poebz

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme