Arturo Vidal transferohet në Manchester United?

16:46 | 27 Janar 2018
Arbresh.info

Arturo Vidal është duke u kërkuar nga trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho.

Ish mesfushori i Bayer Leverkusenit dhe Juventusit, nuk është duke kaluar një sezon të mirë në Allianz Arena.

Ylli kilian pritet të largohet nga kampionët aktual të Gjermanisë pasi në verë do t’i bashkohet Leon Goretzka.

Bayerni është duke kërkuar ta përtërijë skuadrën dhe lojtarë si Vidal, Robben dhe Ribery pritet të largohen.

E ardhmja e mesfushorit kilian duket se do të jetë në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Mediat gjermane kanë raportuar se Jose Mourinho po e kërkon Vidalin si zëvendësues të belgut Fellaini që ka paralajmëruar largimin.

30-vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion për Bayernin, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme