Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i është përgjigjur përsëri presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me deklaratat e tij për tregun e përbashkët të bëra në Davos, ku edhe e ka pranuar se ishte ideja e tij krijimi i një tregu të përbashkët.
Përmes llogarisë sw tij në Twitter, Hoxhaj e ka refuzuar kategorikisht idenë e tregut të përbashkët në Ballkan, i cili është ide me qëllimin e vetëm, kthimin e dominimit të Serbisë në aspektin ekonomik në rajon.
Shkrimi i tij në Twitter:
“Falemnderit, por jo. Falemnderit. Kurrë nuk do të ketë Jugosllavi të re dhe i vetmi treg i përbashkët i Ballkanit, do të jetë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj./arbresh.info/
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara