Largimi i Neymarit nga Paris Saint-Germaini për t’iu bashkuar Real Madridit është i mundshëm, sipas bashkëkombësit të tij dhe ish-yllit të “Los Blancos”, Robinhos. Midis spekulimeve në rritje që sugjerojnë se njeriu që theu…
Largimi i Neymarit nga Paris Saint-Germaini për t’iu bashkuar Real Madridit është i mundshëm, sipas bashkëkombësit të tij dhe ish-yllit të “Los Blancos”, Robinhos.
Midis spekulimeve në rritje që sugjerojnë se njeriu që theu rekordin botëror të transferimeve verën e kaluar duke iu bashkuar PSG-së nga Barcelona për 222 milionë euro mund ta bëjë edhe një lëvizje tjetër për një shumë marramendëse, Goal.com raportoi së fundmi se gjiganti parisien është zotuar se do t’ia hapë derën Neymarit të largohet nëse PSG e fiton Ligën e Kampionëve këtë vit, transmeton Express.
Nëse Neymar i ndihmon klubit të tij ta fitojë kurorën evropiane, atëherë rruga do t’i hapet ish-yllit të Barcelonës të rikthehet në Spanjë.
Ndërkohë, njeriu që i kaloi tri vite në “Santiago Bernabeu” nga 2005 deri më 2008, ka thënë për të përditshmen spanjoll AS: “Neymari është shumë lojtar i rëndësishëm për ekipin kombëtar të Brazilit. Mendoj se ai mund të luajë në Real Madrid, por do të jetë e vështirë, sepse ka kontratë pesëvjeçare me PSG-n. Por është e mundur”. /Express/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...