Pak minuta na ndajnë nga protesta e opozitës dhe disa nga banderolat e instalacionet e nxjerra deri më tani, kanë tërhequr vëmendjen e medias dhe vetë protestuesve.
Ajo që ka bërë më shumë përshtypje ka qenë një poster ku isg Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ulur në poltronin e një berberi, ndërsa ajo që po e “rruan” është kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.
Nga LSI-ja grupi i të rinjve ka ardhur në bulevardin përballë kryeministrisë me tepsi. Secili nga të rinjtë mban me vete një të tillë, ku është stampuar një foto e kryeministrit, e hershme, duke ngrënë makarona.
Ndryshe nga herët e tjera, kësaj rradhe opozita ka vendosur që të mos valëvisë flamujt e partive politike, duke ia lënë vendin këtyre simboleve, të cilat mund t’i shihni më poshtë.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I