Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj ka thënë se qytetarëve të vendit duhet t’u ofrohet drejtësi dhe se për këtë duhet të punohet në vazhdimësi, shkruan arbresh.info.
Ai ka deklaruar se sistemi i gjyqësisë ka kaluar në sfida të ndryshme, por janë bërë përparime të dukshme.
“Ne duhet të punojmë dhe qytetarëve tonë duhet tu ofrojmë drejtësi. Që të kemi besimin e publikut duhet të ofrojmë qasje më të lehtë për qytetarët tonë”, ka thënë ai.
Isufaj, ka shtuar se si Këshill Prokurorial për vitin 2018 kanë para vetës disa objektiva.
“Fuqizimi i administrimit, mbikëqyrja sistematike e sistemit prokurorial, rritja e numri të prokurorëve të shtetit, zbatimi i sistemit elektronik të menaxhimit të lëndëve, ngritja e kapaciteteve të administratës, rritja e aftësive profesionale e prokurorëve dhe sistemit administrativ, fuqizimi i bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...