Pak orë para protestës ministri Xhafaj takon komandantin e Gardës

08:51 | 27 Janar 2018
Arbresh.info

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga protesta e opozitës, drejtuesit e shtetit kanë nisur të merren që në orët e para të mëngjesit me mbarëvajtjen e saj.

Qytetarët janë nisur me autobusë nga rrethe të ndryshme të vendit, ndërsa policia dhe Garda e Republikës po merren me anën organizative.

Mëngjesin e sotëm ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvillo një takim me komandantin e Gardës së Republikës Gramoz Sako.

Fotot e këtij takimi janë publikuar nga fotografi Agim Rama.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu.

Protesta e opozitës do të nisë rreth orës 12:00, ndërsa sipas policisë leja është deri në orën 16:00./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme