Mediat britanike: Reali do t’i shpenzojë mbi 570 milionë euro në verë

08:27 | 27 Janar 2018
Arbresh.info

Real Madridi është duke planifikuar t’i derdhë hiç më pak se mbi 570 milionë euro për të sjellë në skuadër lojtarë nga Premierliga angleze, sipas Daily Mail.

Gjiganti spanjoll i ka sytë kah dy objektiva të linjës së sulmit, njëri prej të cilëve do të shkaktonte rekord botëror në tregun e transferimeve, transmeton Express.

Bëhet fjalë për Eden Hazardin e Chelseat dhe Harry Kanin e Tottenhamit.

Për më tepër, “Los Blancos” do t’i derdhnin edhe 115 milionë euro për portierin e Manchester Unitedit, David De Gea, sipas tabloidit britanik. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme