1– Një protestë ku nuk do të flisnin as Luli dhe as Monika, për të mos lënë shijen se duan të heqin dikë nga karrigia për ta rrëmbyer vetë atë.
2– Një protestë ku nuk do të konkurronin përmes britmash as PD dhe as LSI për të na treguar se kush është opozita e vërtetë.
3– Një protestë ku do të shmangej denoncimi i të gjitha aferave, ku dhe pdistët edhe lsistët kanë qenë të implikuar më parë.
4– Një protesë ku nuk do të gënjehej me përrallën e vjetër se qeveria do të rrëzohet së shpejti.
5– Një protestë ku oligarkët do të denoncoheshin me emër dhe me afera konkrete dhe jo vetëm si koncept teorik.
6– Një protestë, ku faji i vetëm i humbjes së opozitës nuk do t’i mvishej vjedhjes së votave.
7– Një protestë që nuk do të shitej si e qytetarëve. Edhe militantët kanë të drejtën e tyre legjitime.
8– Një protestë ku autobuzët e ardhur në Tiranë nuk do të fshiheshin, sepse të vish nga periferia nuk përbën asnjë faj.
9– Një protestë në fund të së cilës nuk do të gënjehej me disafish për numrin e pjesmarrësve.
10– Një protestë pa regji qëndrore, ku kamerat do të lejoheshin të filmonin edhe nga lart./lapsi/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së