Ylli i PSG-së, Neymar raportohet se i ka thënë sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messit, se do t’i bashkohet Real Madridit nëse dështon për të fituar Topin e Artë gjatë këtij viti.
Për shkak se Real Madridi është në një gjendje alarmante, bisedimet që gjiganti në La Liga do t’i nënshtrohet një ndryshimi madhështor në sulm në fund të këtij sezonit tashmë kanë nisur dhe sulmuesi i PSG-së, Neymar, është shënjestra e tyre kryesore, transmeton portali arbresh.info.\
Reprezentuesi brazilian kaloi në Parc des Princes nga Barcelona gjatë verës për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro.
Por, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që 25-vjeçari ka informuar Messin se ka në plan të largohet për rikthim në La Liga në rast se nuk fiton Topin e Artë nga fundi i këtij viti.
Raportet shtojnë gjithashtu që Neymarit i është thënë nga PSG se mund të largohet nëse i siguron trofeun në Ligë të Kampionëve këtë sezon./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314509069070401/
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...