Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka pranuar t’i bashkohet Arsenalit.
Sipas një raporti nga ‘Daily Mirror’, sulmuesi francez ka rënë dakord të transferohet brenda kësaj merkato të muajit janar te “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Arsene Wenger është një admirues i madh i francezit dhe një “marrëveshja” thuhet se është arritur ndërmjet dyshes, megjithëse ‘Los Blancos’ thuhet se nuk do të pranojnë ofertat nën 53 milionë funta.
Arsenali i është përgatitur për të ofruar vetëm 35 milionë funta për 30-vjeçarin, gjë që besohet të jetë problemi kryesor për të arritur deri në finalizim të marrëveshjes.
Benzema ka shënuar vetëm dy gola në ligë ndërkohë që skuadra e tyre gjendet me 19 pikë prapa rivalit të përbetuar në La Liga – Barcelonës./arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju