Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka thënë se Kosova po i prish marrëdhëniet me SHBA-të, BE-në dhe vendet mike duke iu referuar kështu zhvillimeve të fundit politike në vend.
“Dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës nga kjo qeveri është që po shkatërron aleancat disa dekadëshe me SHBA-të dhe Evropën”.
“Kemi prishje të raporteve me Parlamentin Evropian, që Kosova kishte raporte shumë të mira historikisht dhe për herë të parë nuk aprovohen konkluzionet e përbashkëta të deputetëve të Parlamentit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian, këto janë shenja të këqija”.
“Pozita e Kosovës po degradohet në arenën ndërkombëtare. Marrëdhëniet me shtetet mike po prishen dhe aktet tona që po marrim tani janë të riparueshme”.
Avdyli në studion e Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë poashtu se pajtohet se Gjykata Speciale është e padrejtë, por sipas tij, tani nuk mund të zhbëhet kjo gjykatë sepse është shumë vonë.
“Gjykata është e padrejtë por nuk kemi bërë punë sa duhet, gjithë klasa politike që me diplomaci të shkojmë në kancelaritë ndërkombëtare dhe të ndalim pretendimet e Serbisë por sot nuk ka kthim prapa”.
“Nuk mund ta ndalim Specialen por mund të ndalim proceset e Kosovës në avancimin e saj”.
Por se Kosova po prish marrëdhëniet me vendet mike ndërkombëtare nuk pajtohet deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa që ishte poashtu i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës.
“22 dhjetori ka qenë ditë jo e rëndomtë për Kosovën, kanë qenë disa deklarata edhe të shteteve mike, edhe të shteteve të Kuintit jo të mira në drejtim të Kosovës por nuk kam parë që kemi prishur raporte”.
“Konsideroj që është e rëndësishme të forcojmë edhe më shumë raportet me SHBA-të dhe BE-në, vendi ynë ka nevojë të zhvillohet, integrohet dhe të krijojë miqësi të reja por edhe prej miqve ndërkombëtarë, konsideroj se nuk duhet të kemi vetëm kushte po përkrahje”.
“Jemi i vetmi popull në rajon që nuk e kemi të drejtën elementare të lëvizjes, konsideroj se plotësojmë kriteret”.
“Nuk konsideroj që kemi prishje të raporteve me ndërkombëtar, si deputet i Kosovës, nëse shoh se Qeveria ka hyrë në drejtim të gabuar do ta pengoja me votë. Shohim se Qeveria ka dinamikë të mirë dhe presim performancë edhe më të mirë, për momentin do ta mbështesim për të realizuar objektivat e qytetarëve”./klan kosova
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...