Google ADS

Ambasada amerikane: Shmangni zonën ku zhvillohet protesta e opozitës

17:58 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka dhënë sot një njoftim informues për shtetasit amerikanë, për protestën e opozitës që do të zhvillohet të shtunën në kryeqytetin shqiptar.

Në një njoftim të shpërndarë në faqen zyrtare të Ambasadës, kjo e fundit i bën thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin zonën ku do të zhvillohet protesta.

“Një demostradë pritet të zhvillohet më 27 Janar 2018, duke nisur nga ora 10:00. Grupi ka si qëllim të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Personeli i Ambasadës Amerikane dhe pjesëtarët e familjeve të tyre janë të udhëzuar që të evitojnë vendet ku do të zhvillohet protesta”, thuhet në njoftim, shkruan Tv Klan.

Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të evitojnë zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Skënderbej” dhe “Nënë Tereza”.

“Bëni kujdes nga mjedisi ku qëndroni, monitoroni mediat lokale për përditësime dhe ruani një profil të ulët”, janë disa prej këshillave që Ambasada u ka adresuar qytetarëve të saj./tvklan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme