Google ADS

Zinedine Zidane tregon kur do të largohet nga Real Madridi                   

18:05 | 26 Janar 2018
Arbresh Info

Zinedine Zidane insiston se do të largohet nga Real Madridin në momentin kur mesazhi i tij nuk kalon te lojtarët.

‘Los Blancos’ u eliminuan nga Leganes në çerekfinale të Kupës së Mbretit duke humbur 2 me 1 në Bernabeu para tifozëve të tyre, transmeton portali arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/

Përveç kësaj, ata janë 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga ndërkohë që presioni vazhdon të rritet ndaj trajnerit francez, i cili ka pranuar se mund të largohet nga klubi vetëm në një rast.

“Nëse mendoj se mesazhi im nuk ka funksionuar, unë do të largohesha nesër”, citohet të ketë thënë Zidane për gazetën spanjolle ‘Marca’. “Në futboll ka momente të këqija dhe të mira, ajo që kam unë është dëshira për ta ndryshuar situatën”

“Ndihem i fuqishëm në këtë, përndryshe këtu do të ishte një problem”

Ndeshja e ardhshme e kampionit spanjoll edhe evropian është kundër Valencias këtë vikend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme