Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së deri më tani ka dorëzuar 70 amendamente për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqipe, ndërsa cili do të jetë numri i plotë, sipas Vllatko Gjorçev, do të varet nga përgjigja e shumicës parlamentare ndaj kërkesave të tyre për tërheqjen e tekstit dhe dialogun, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë për shtyp në Kuvendin e Maqedonisë, Gjorçev tha se ata janë të gatshëm të diskutojnë për ligjin, për të cilin vlerësojnë se duhet të miratohet me konsenzus, duke shtuar se teksti i ligjit duhet të përgatitet me dialog, që nënkupton avancimin e të drejtave jo vetëm për gjuhën shqipe, por edhe për gjuhët e bashkësive më të vogla etnike dhe njëkohësisht do të jetë në pajtim me Kushtetutën e vendit.
Gjorçev shtoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së do të jenë të pranishëm në Kuvend vetëm për pjesën që ka të bëjë me Ligjin për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...