Nëse partneri juaj i ka këto karakteristika, ai është i duhuri

16:44 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Ka shumë trajta të cilat shumica e femrave i kërkojnë te një mashkull: zemërgjerësia, sinqeriteti, dhe ta kuptojë mashkulli se çështjet e barazisë gjinore janë të rëndësishme.

Por femrat kanë preferenca të ndryshme sa i përket aspekteve tjera të personalitetit të mashkullit – përderisa një aspekt i caktuar mund ta irritojë një grua, për tjetrën mund të jetë pikërisht arsyeja se përse ajo bie në dashuri me të, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, Telegrafi më poshtë ju sjellë disa karakteristika, të cilat, sipas ekspertëve, shumica e femrave preferojnë t’i shohin te meshkujt.

Është i mençur

Përderisa në mënyrë natyrale disa njerëz janë më të mençur se tjerët, studimet e reja sugjerojnë se aq më i mençur mashkulli, aq më pak i prirë është që ta tradhtojë gruan. Sipas hulumtimeve, meshkujt inteligjentë martohen dhe qëndrojnë të martuar dhe besnikë!

Ju bën të qeshni

Ta gjeni dikë me të cilin qeshni tërë kohën është e domosdoshme.

Ju mbështetë në karrierën tuaj

Një studim ka zbuluar se burrat janë faktori vendimtar i 30 për qind të vendimeve të gruas për t’i lënë punët e tyre, sepse shpeshherë ata kanë menduar se është detyrë e grave që t’i rrisin fëmijët.

I feston arritjet tuaja

Qoftë nëse keni ngritur pesha në fitnes apo keni mësuar gjermanisht, është e rëndësishme ta gjeni një partner që i feston arritjet tuaja.

Për fund, duhet të keni parasysh se nëse partneri juaj nuk i ka karakteristikat e lartcekura, jo domosdoshmërish kjo do të thotë se duhet të ndaheni nga ai – pas së gjithash, të gjithë njerëzit kanë preferenca të ndryshme. /Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme