Hey fashionista të bukura! Dimri është përreth nesh që nënkupton se duhet të rinovojmë dollapin e veshjeve me disa kombinime të ngrohta të veshjeve…
Ju nuk keni nevojë të harxhoni para për rroba të reja, por mund të krijoni diçka me gjërat që i keni në shtëpinë tuaj. Ka shumë sugjerime në internet, por unë do të bëj një koleksion të 21 rrobave të mahnitshme që mund ti bëni vet si dhe të ju mbajnë ngrohtë gjatë tërë dimrit. Që nga pelerinat, bluzat e deri te dorëzat dhe kapelet, ju mund të gjeni të gjitha gjërat e domosdoshme që duhet t’i keni afër vetes gjatë dimrit!
Kësulë (pelerinë)
Unë me të vërtetë i pëlqej shumë kësulat sipër rrobave. Këto duken aq të ngrohta dhe të rehatshme për t’i veshur. Kësulat mund të vishen për çdo rast, kështuqë nëse i pëlqeni ato, nuk ka asnjë arsye pse mos të bëni një të tillë.
Triko
Moti i ftohtë kërkon që të vishni triko gjatë gjithë kohës, që do të thotë se ata duhet të jenë miqtë tuaj më të mirë. Unë kam zgjedhur disa ide interesante të trikove të dekoruara vet duke i dhënë një pamje krejtsisht tjetër modeleve të vjetra. Ju mund të shtoni ndonjë rruazë, perla apo dekor tjetërduke përmirësuar dhe rifreskuar modelet e trikove prej më herët.
Shall
Edhe shallet janë një aksesor shumë i rëndësishëm gjatë dimrit. Nuk keni nevojë të shpenzoni shumë të holla, mjafton të fokusoheni në tutoriale të ndryshme që tregojnë teknika se si të krijon një shall në kushte shtëpie.
Kapele
Ju mund t’i jepni një pamje krejtsisht të re kapelave të thjeshta duke i dekoruar me detaje të vogla si rruaza, perla, gur apo kopsa metali. Përshtatni këto kapele me veshje të përshtatshme dhe do të dukeni të përsosur gjatë dimrit.
Shall
Çorape të leshta
Ju mund të shtoni edhe më tej bukurinë në veshjen tuaj duke kombinuar një palë çorape të leshta në këmbë. Idetë e mëposhtme duken magjepsëse dhe tejet elegante. Këto aksesorë zbukurojnë shumë veshjen tuaj dhe poashtu mbajnë këmbët të ngrohtë.
A ju pëlqejnë këto rroba të bëra vet në kushte shtëpie? Nëse keni ide tjera fantastike mund t’i ndani së bashku me ne…/femra.net/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...