Glauk Konjufca shkrin deputetët së qeshuri, më së shumti Albin Kurtin (VIDEO)

14:05 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duket se ka aftësi edhe për humor.

Ai ka bërë sot gjithë kolegët e tij deputetë që të qeshin e më së shumti, Albin Kurtin, shkruan Arbresh.info.

Derisa po mbahej interpelanca ndaj kryeministri Ramush Haradinaj në lidhje me gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës, Dardan Gashi, Konjufca tha se nuk dyshon në aftësitë e Haradinajt për të gjuajtur mirë me armë derisa ka qenë komandant i UÇK-së, mirëpo ka shprehur frikën, nga gjuajtjet e Dardan Gashit.

Shikoni videon dhe qeshni edhe ju!.? /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme