Google ADS

Vetëvendosje: Disa zyrtarë të qeverisë po zvarritin qëllimisht hetimet për Astrit Deharin

13:39 | 26 Janar 2018
L G

Janë bërë më shumë se 1 vit nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në qendrën e paraburgimit në Prizren, Astrit Dehari dhe ende nuk kanë përfunduar hetimet rreth këtij rasti, raporton Arbresh.info.

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se disa persona brenda Qeverisë së Kosovës qëllimisht po e zvarritin këtë rast.
S

ekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi në një konferencë për media lidhur me këtë rast tha se familja Dehari, por edhe Vetëvendosje nuk do të ndalet duke kërkuar hetim ndërkombëtar për këtë rast.

“Krejt kjo zvarritje ka një qëllim dhe këtë qëllim jemi të interesuar ta dimë. Ka persona në Qeverinë e Kosovës që ky hetim të mos zbardhet kurrë. Ka persona zyrtar që edhe sot janë në qeveri dhe janë të interesuar që mos të zgjidhet ky rast. Familja, avokati dhe VV nuk do të ndalet kurrë të kërkoj që të bëhet një hetim ndërkombëtar për vdekjen e Deharit”, u shpreh Kurteshi.

Sipas tij, edhe pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, familja dhe VV-ja nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare për kërkesën e tyre.

“Pas një viti që nuk është bërë asgjë dhe nuk është lejuar hetimi ndërkombëtar, familja ka takuar kryeministrin më 7 nëntor 2017 me kërkesën e vetme të lejimit të hetimit ndërkombëtar të këtij rasti. Tash janë bërë mbi 2 muaj e gjysmë dhe as familja dhe as avokati nuk kanë asgjë zyrtare nga organet kompetente lidhur me rastin se çfarë është bërë”, tha Kurteshi.

Ndryshe, aktivisti Astrit Dehari ishte në paraburgim për hetimet që po bënte Prokuroria Speciale ndaj tij dhe disa aktivistëve të tjerë lidhur me akuzat për hedhjen e molotovit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të vitit 2016.

Dehari ishte gjetur pa i vdekur në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor po të atij viti. Hetimet e para të Prokurorisë së Shtetit dolën me rezultat se ai kishte kryer vetëvrasje, mirëpo kjo nuk u pranua asnjëherë nga familja e Deharit dhe Vetëvendosje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme