Google ADS

Selimi: Para Dardan Gashit do të duhej të shkarkohej Nenad Rikalo

13:00 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se gjuajtja me armë nuk është në traditën shqiptare.

Sipas tij, nuk duhet amnistuar zëvendëskryeministri Dardan Gashi për gjuajtjen e tij me armë, shkruan Arbresh.info.

Ai ka thënë se nuk mund të shkarkohet  Dardan Gashi pasi nuk është shkarkuar as Nenad Rikalo i cili është akuzuar për keqtrajtim të shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Kjo nuk e amniston as Dardanin as askënd tjetër por unë ndoshta nuk e prisni nga unë por unë nuk pres që Dardani të shkarkohej sepse pot ë bëhej kështu do të duhej që para Dardan Gashit të shkarkohej Rikalo, e së paku sipas dëshmive të qytetarëve ai edhe ka lënduar qytetarët, por derisa nuk është shkarkuar Rikalo nuk pres që të shkarkohet Dardan Gashi”, ka thënë Selimi.

/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme