Google ADS

Kurteshi: Partitë e pushtetit e kanë shkatërruar drejtësisë

12:15 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se partitë që kanë qenë në pushtet që 18 vite e kanë shkatërruar drejtësinë e vendit, shkruan arbresh.info.

“Krejt këto parti që e kanë pas pushtetin që 18 vjet e kanë shkatërru drejtësinë dhe askush nuk e kthen kokën në atë anë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk është aspak e drejtë që dikujt t’i tërhiqet vërejtja kur përmend vdekjet nga plumbat qorr duke përmendur deputeten Vjosa Osmani.

Sipas tij rasti i gjuajtjes me armë ka të bëjë me një përgjegjësi të Qeverisë e që është e natyrës etike./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme