Tenisti zviceran Roger Federer është kualifikuar në finalen e grand slemit të Australian Open, ku ditën e diel do të mbrojë titullin fituar një vit më parë.
Federer udhëhiqte 1-0 me sete (fitoi të parin me lehtësi 6-1), kur rivali i tij, koreani Hyeon Chung, u tërhoq në fundin e setit të dytë, në shifrat 5-2 për Federer për shkak të një dëmtimi. Tenisti zviceran do të luajë në finale ndaj kroatit Marin Çiliç, që është kualifikuar 24 orë më parë.
Federeri synon grand slemin e 20-të në karrierën e tij, një mision jo i vështirë edhe pse përballë në finale do të ketë një rival me përvojë. Për tenistin zviceran kjo është finalja e 30-të në karrierën e tij në një grand slem.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...