Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj i është përgjigjur pyetjes së deputetes Vjosa Osmani e cila ka kërkuar nga ky i fundit llogari për fondet e shpenzuara për fushatën “Festo me zemër e jo me arnë”, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se fushata është sponsorizuar nga KFOR-i dhe ka qenë një fushatë e mirë, e dobishme dhe konstruktive.
“Fushata është sponsorizuar nga KFOR-i dhe ka qenë një fushatë e mirë, e dobishme dhe kontrusktive. Ka ndikuar në uljen e rasteve. Duke pas parasysh argumentin që tani është hapur është shumë serioz dhe delikat”, ka thënë ai.
Kurse, sa i përket gjuajtjes me armë nga zv.kryeministri Dardan Gashi, Sefaj ka deklaruar se Policia ka kryer detyrat e veta.
“Sidoqoftë të gjitha këto janë të rregulluara nga ligjet. Ligjet janë të mira dhe të drejta dhe duhet të zbatohen nga të gjithë. Policia ka kryer detyrat e veta. Lënda në fjalë është në duart e prokurorisë. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë vepër duhet së pari të trajtohen nga sistemi i drejtësisë e tani në ai politik”,ka thënë ai.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...